Një 21 vjeçar është arrestuar nga Policia në Maliq, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 16 vjeçe. Pas kallëzimit të bërë, shtetasi me incialet E.D, nga fshati Podgorie, është vënë në pranga.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 21 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Materialet procedurale për rastin i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.