Banorët e Fshatit Dishnicë në Bashkine e Korçës, kanë dalë këtë te mërkurë në protestë për ujin e pijshëm. Mbi 2000 banorë në këtë fshat i cili ndodhet vetëm pak kilometra larg korçës, vuajnë prej 4 muajsh nga uji i ndotur që vjen nga rrjeti i sapo investuar, i cili menaxhohet nga UK Korçë. Banorët shprehen se më herët ata e kishin vetëmenaxhim ujin e pijshëm dhe në atë kohë ai ishte i pastër dhe pa problematika të tilla, por me ndërtimin e rrjetit të ri dhe marrjen në menaxhim nga ndërmarrja e ujësjellsit, uji vjen gjithmonë i ndotur dhe i papijshëm, aq sa ka dëmtuar dhe paisjet elektroshtëpiake.
Në protestën e sotme ata kanë kerkuar që ndërrmarrja e ujësjellësit të marri masa për problematikën dhe që vetë fshati të marri përsëri në menaxhim ujin e pijshëm. Gjithashtu banorët shtuan se nësë nuk marrin një reagim të shpejt që prej ditës së sotme, do të vazhdojnë protestat deri në realizimin e kërkësave të tyre.
Në këtë fshat dikur banorët e zonave të tjera vinin për të mbushur ujë, por me investimin e ri edhe vetë banorët e Dishnicës po mbushin ujë në zonat afër fshatit të tyre, duke vështirësiar përditshmërinë dhe duke rritur koston për ta. Rreth 70 protestuesit paralajmërojne përshallzimin e protestës.
Për situatën Report TV është interesuar pranë UK Korçë. Në një komunikim me përfaqësues të UK Korçë bëhet e ditur se analizat e kryera edhe në tre ditët e fundit janë të pastra dhe brenda parametrave. Ndërsa pjesa e menaxhimit sipas tyre edhe më parë nuk është kryer nga banorët, ndërsa për shqetësimet e shprehura në protestë zyrtarët e UK Korçë thonë se nuk kanë djeni dhe se nuk kanë pasur asnjë ankesë zyrtare nga banorët.