Gjendet një person i pajetë në afërsi të kufirit, mbi fshatin Ponçarë të Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, ai nuk ka shenja dhune në trup, ndërsa trupi do të çohet në morg për ekspertizë.
Viktima është rreth 70 vjeç, i identifikuar si Lutfi Zaçlli.
Njoftimi i policisë
Më datë 18.10.2023, rreth orës 10:15, në fshatin Ponçarë, Devoll, pranë vendit të quajtur “Qafa e Minave”, është gjetur i pajetë shtetasi L. Z., rreth 70 vjeç, lindur në fshatin Ponçarë dhe banues në Lushnjë. Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se L. Z., mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrore.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.