Korçë, një person tenton të hyjë me forcë në një bankë të nivelit të dytë

Mbrëmjen e së shtunës një person ka tentuar të hyjë brenda një banke të nivelit të dytë e cila ndodhet shumë afër qendrës së qytetit të Korçës.

Sipas burimeve të siguruara një person ende i paidentifikuar ka hyrë në vendin e brendshëm të bankomatëve duke goditur fort me këmbë derën hyrëse të kësaj banke.

Nga goditja, dera është hapur ndërkohë që ka qenë sinjali i sigurisë së bankës ai që ka vënë në alarm jo vetëm policinë private që ruan godinën por edhe forcat e policisë së komisariatit të Korçës, përfshi atë të sektorit të krimeve të cilët në bashkëpunim edhe me punonjësit e bankës kanë bërë të mundur këqyrjen e kamerave të sigurisë duke parë të gjithë skenën por pa arritur tek autori.

Policia nuk bën me dije nëse ka qenë apo jo i maskuar.

Ajo çfarë dihet është fakti se personi që ka hyrë brenda ambienteve të bankomatit ka goditur vetëm njëherë derën hyrëse pa hyrë brenda saj.

Policia po punon për identifikim e autorit dhe kapjen e tij. Për këtë janë angazhuar shumë efektive të policisë kriminale.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *