Korçë – Prodhonte në mënyrë të kundërligjshme mallra industrialë dhe ushqimor, arrestohet 65-vjeçari

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 65-vjeçar, i identifikuar si Spiro Fuqi, i cili prodhonte në mënyrë të kundërligjshme, artikuj/mallra industrialë dhe ushqimorë, në subjektin ku i ishte bllokuar aktiviteti.

“Blutë” sekuestruan rreth 15 000 etiketa produktesh, të falsifikuara, një sasi e konsiderueshme kavanozash qelqi me produkte ushqimore të konservuara dhe një automjet që shërbente për transportimin e mallrave ushqimore.

“Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, se një shtetas ushtronte veprimtari të paligjshme në subjektin e tij tregtar në qytetin e Pogradecit, kanë organizuar punën me qëllim verifikimin e rastit. Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e shtetasit S. F., ku prodhoheshin dhe përpunoheshin artikuj bujqësorë, të mishit dhe peshkut, u gjet një sasi e konsiderueshme kavanozash qelqi me vëllime të ndryshme të mbushura me produkte ushqimore të konservuara, një pjesë e të cilave ishin pa etiketë, ndërsa pjesa tjetër kishte mbishkrime të kompanisë në pronësi të 65-vjeçarit, e cila aktualisht ndodhet me status të bllokuar nga institucionet përkatëse.

Gjithashtu, gjatë kontrollit u gjetën mbi 15 000 etiketa ngjitëse me logon e subjektit të tij, me emërtime produktesh ushqimore të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.”– njofton policia.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *