Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotëm në vend, ku një i moshuar është gjetur i pajetë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Korçë, ku i moshuari Nikollaq Kacimbro është gjetur i vdekur brenda një makine. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se punonte si roje pranë një biznesi në lagjen e SMT-së në qytet. Sipas informacioneve, Kacimbro kishte probleme me shëndetin dhe paraprakisht dyshohet se mund të ketë pësuar arrest kardiak gjatë orarit të punës.
Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.