Kosovë, po bënte gara me makina, i riu përplas për vdekje 3 shokët

Një aksident i rëndë është shënuar në Prizren mbrëmjen e djeshme, ku kanë ndërruar jëtën tre të rinj.Bëhet me dije se aksidenti është shënuar rreth orës 23:00, në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të Prizrenit.

Aksidenti dyshohet se është shkaktuar si pasojë e garave me makinë. I riu Arlind Syla ka qenë duke bërë gara, ku në një moment ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur të rinjtë që ishin anës rrugës.

Nga aksidenti fatal humbën jetën Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj. Arlind Syla u mori jetën tre personave, mes tyre të afërtmit të tij, Lori Syla. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *