Një 22-vjeçare ka ndërruar jetë në Napoli, pas një një arrest kardiak që ka pësuar pas operacionit plastik.
Sipas medieve italiane, e reja Alessia Neboso ka kryer një operacion për zmadhimin e gjoksit dhe pas disa orësh filloi të përkeqësohej. Vetëm disa ditë pas operacionit vajza ndërroi jetë.Ajo u operua të hënën e kaluar në një klinikë në periferi lindore të qytetit.
Familja ka bërë denoncim kundër klinikës dhe kërkojnë të hetohet vdekja e vajzës së tyre Por sipas autoriteteve, mbetet autopsia e cila do të përcaktojë shkaqet e vërteta të vdekjes së saj.