Një krim i rëndë ndodhi në një familje në fshatin Shalës të Konispolit, ku bashkëshorti Hyso Islami, masakroi me sëpatë bashkëshorten e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm dhe dyshohet për motive të dobëta.
Huso Islami pasi vrau të shoqen, 66 vjeçaren Shano, është konfliktuar me të biri, Klement Islami dhe ky i fundit e ka shtyrë nga shkallët e banesës.
Si pasojë e dëmtimeve 69-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa i djali i tij është shoqëruar në polici.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe.Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës.Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje.Shërbimet e Stacionit të Policisë Konispol, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të autorit të dyshuar, shtetasit K. I.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.