Krimi i pasionit në Shkodër/ Flet i afërmi i Kolë Manajt: Vetëm për ato që ka bërë Anila për babain e tij ai s’duhet ta bënte

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi i pasionit që u regjistrua një ditë më parë në Shkodër, ku Anila Ndoka (Prendushi), nënë e tre fëmijëve u qëllua me armë zjarri nga bashkjetuesi i saj Kolë Manaj, i cili më pas vrau veten.

I afërmi i Kol Manajt, në një pronocnim për emisionin “ Me Zemër të Hapur” në News24, ka hedhur dritë mbi ngjarjen ku ka treguar edhe si ishte mardhënia mes çiftit. Ai ka treguar se mes tyre ka pasur konflikte por kanë menduar se çdo gjë do rregulloj dhe se çështja nuk do të shkonte deri në këtë pikë.

I afërmi ka treguar se çifti kishin një problem mes tyre, një debat për të cilin Kola i kishte kërkuar falje Anilës, por kjo e fundit nuk e kishte falur dhe kishte kërkuar ti jepte fund mardhënies mes tyre, çfarë ka sjellë më pas dhe aktin ekstrem të marrë nga 34-vjeçari.

“Kanë pasur disa konflikte kohët e fundit por menduam se gjithçka do të rregullohej. Kishin vite bashkë dhe ishin shumë njerëz të mirë, atë e kam si motër. Nuk e di a do të shpëtojë apo jo, por unë e kam si motër. Nuk e di, ai vetëm për atë që ka bërë Anila për babanë e tij nuk ishte dashur të bënte asnjë veprim. Nuk kanë pasur fare xhelozi për të.
Kola ka qënë i martuar më parë shumë pak kohë. Nuk e di çfarë problemi kishin, por kishin një debat dhe ky i kërkoi shumë falje por ajo nuk e fali”, tha i afërmi i Kolës.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *