Kristi ka qenë konkurrenti i eleminuar mbrëmjen e sotme nga shtëpia e “Big Brother VIP”, por bileta e fatit që ai zgjodhi t’ia besonte partneres së tij e ka kthyer sërish.
Në emisionin e sotëm të tre të nominuarit, Kristi, Armaldo dhe Olta, kanë shkuar në studio dhe janë njohur me vendimin e publikut në studio. Kristi ka rezultuar se ka qenë banori më i votuar për të dalë nga shtëpia.
Mirëpo, ai kishte biletën e fatit dhe është rikthyer përsëri në shtëpi, për të vazhduar lojën e tij dhe romancën me modelen Keisi Medini. “Vajtje-Ardhje” ishte bileta e tij, e radhës pas shumë kohësh, që e ktheu banorin në shtëpi për t’i dhënë dhe një shans për të treguar veten.
Megjithatë, nominimi k kësaj jave ka qenë tepër i fortë, pasi Armaldo, Kristi dhe Olta janë ndër banorët më të fortë dhe të tre kanë hyrë që nda dita e parë, më 24 dhjetor.