Mungesa e reperit të njohur, Ledri Vula, në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë” është diskutuar pafund ditët e fundit.
Mbrëmjen e djeshme, Sara Hoxha, e cila është aktore në film, ishte e ftuar në emisionin “Më lër të flas, ku është pyetur sërish rreth kësaj çështje, por e ka kaluar shumë ftohtë.
“Nuk dua të flas për këtë temë. Ka qenë pyetja më e shpeshtë që më është bërë. Nuk dua t’i jap llogari askujt. Çdo gjë është ok, nuk keni nevojë shqetësoheni, thjesht nuk dua të flas për këtë temë”, tha blogerja e njohur kur binjakët Romeo dhe Donald Veshaj e pyetën për mungesën e partnerit të saj në premierën e filmit.
E pyetur nga Eni Shehu se cila ishte arsyeja e mungesës së Ledrit, Zamira Kita u përgjigj më herët: “E pyeta Sarën, por Ledri nuk kishte mundësi që të vinte. Sigurisht, ata kanë shumë ngarkesë, aktivitete, data”.
Por çifti nuk publikon më foto dhe momente me njëri-tjetri si më parë, ku postimet e tyre ishin shumë t◄ shpeshta.