Pas tangos sensuale në “Dancing with the stars”, ish konkurrentja e Përputhen Ina Kollçaku ka debatuar me balerinin Ilir Shaqiri. Vëmendjen ja tërhoqi edhe Valbona Selimnllari por Kollçaku nuk u tërhoq nga qëndrimi i saj, duke iu kërkuar të gjykojnë atë se ajo është konkurentja dhe jo Eltioni me të cilin Iliri ka inate të vjetra.
Pjesë nga debati:
Iliri: Me këtë kompleksim që ti ke, komplekson edhe damën tënde.
Ina: Kjo nuk është normale. Mos fol për balerinin, por për mua
Iliri: Disiplina e parë e balerinit është që të mos flasësh kur flet koreografi
Ina: Nuk është Big Brother, është Dancing With The Stars
Valbona i drejtohet Inës: Nuk mund t’i flasësh kështu kryetarit të jurisë, nuk të takon ty të flasësh
Ina: Unë jam e rritur dhe e di shumë mirë çfarë më takon, këtu është një media e lirë dhe një zë i lirë. Ai të mos flasë për Eltionin
Valbona: Bëhu e edukuar. Kur flas unë, ti duhet të pushosh, të mbaroj unë mendimin se jam më e rritur dhe pastaj fol ti.
Ina: Komunizmi ka mbaruar
Valbona: Jo, nuk është komunizëm, respekti nuk është komunizëm
Ina: Nuk është mungesë respekti nëse ti thua një të vërtetë në televizion
Valbona: Eltioni merr drejtimin e komunikimit se kjo gjë nuk vazhdon kështu. Ti bukuroshe nga pjesa e lartme je komplet e ngurtë.