Nëna e 31-vjeçarit që dyshohet se është abuzuar seksualisht nga dy burra në Elbasan ka rrëfyer se si e kuptoi abuzimin e të birit.
Në emisionin “Me zemër të hapur”, ajo tregoi se e kuptoi gjithçka kur i ka bërë dush, pasi 31-vjeçarit i doli gjak. Sipas saj, djali ishte sëmurë për disa ditë dhe më vonë ka treguar se çfarë kishte ndodhur.
Analizat mjeko-ligjore provuan abuzimin seksual të 31-vjeçarit, që vuan nga probleme të shëndetit mendor.
“Ai ishte sëmurë dhe pastaj e kuptova më vonë. Më tej tregoi se kishte akoma gjak poshtë dhe më tregoi se ndodhi kështu e kështu. Kur i bëra dush i pashë gjak. Djali shkon ndonjëherë atje dhe bënte ndonjë muhabet. Çonte kafe atje, pak kohë kalonte. Njëri nga ata punonte usta tek kantieri. Burrat që dyshohen për abuzim aty kanë punuar, këtu afër nesh. Unë djalin e kam mbajtur afër gjithmonë, por shkonte gjysmë ore tek ata iu çonte kafe.”– tha ajo.