Një prej personave të arrestuar në kuadër të mega-operacionit policor të koduar “Tempulli” është dhe shtetasi Saimir Rexhepi, ose i njohur ndryshe në rrjetet sociale me nofkën “Ujku i Cërrikut”.
Ai është një personazh mjaft i njohur në rrjetet sociale, teksa ka edhe disa dalje televizive. Saimir Rexhepi (Ujku i Cërrikut) u arrestua nga policia e Elbasanit bashkë me shtetasit Glidi Ballolli, Frencesk Braho, Evis Duzha, Rapi Malaj dhe Stiven Faqolli.
Në videon e mëposhtme është momenti i shoqërimit të tij në komisariat, teksa shihet me një kurorë mbreti në kokë. Ndërsa, në foton e mëposhtme është brenda qelisë, ku duket se nuk e ka hequr kurorën.
Operacionit u shtri në disa qytete si Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Elbasan, ku u arrestuan 214 persona gjithsej, që akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike pranë ambienteve tës shkollave.
Policia sekuestroi:
- 13 armë zjarri (2 kallashnikovë, 10 pistoleta dhe 1 pushkë), 5 armë gjahu/sportive, 1 elektroshok, 8 armë të ftohta (thika, doreza metalike);
- 134.5 kg kanabis, 364 fara kanabisi, 1.2 kg kokainë, mijëra doza kanabisi, kokaine dhe heroine, qindra doza MDMA, tableta ekstazi, sasi të drogave sintetike GAB dhe Poppers, 23 peshore elektronike, 3 mjete për përpunimin dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza;
- 225 celularë, 35 automjete, 1 801 000 lekë të rinj, 38 845 euro, 6100 paund, 1100 dollarë;