Gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje të reja nga skandali seksual i ish-kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjici. Ai u shpreh se videoja intime që ka dalë publikisht është bërë nga vetë vajza me një pajisje që është futur në zyrë nga ajo.
“Video është bërë nga vajza, me një pajisje që është futur në zyrë nga vajza. Vajza ka filmuar takimin. Sa herë kemi pasur ne raste… Po nuk filmuan vetë veten ata si do i gjejmë ne? Ata videot mban mend që bëhej lufta e videove të nxehta të politikanëve? Po vetë i kishin filmuar ata. Nuk ke mundësi që të hysh atje. Aq më tepër që në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit stafi ishte shumë diskret. Nuk lejonte askënd që të hynte brenda me çanta, me dosje, me mjete të dyshimta”, u shpreh Hoxha.
Gazetari theksoi se vajza për të qenë e besueshme ka lënë celularët në makinë. Sipas tij, ajo mund ta ketë fshehur kamerën e sigurisë në një termus që e ka pasur në çantë.
“Vajza për të qenë korrekte dhe e besueshme i ka lënë celularët e vet në makinë. Ajo ka pasur me vete një çantë dhe ato që zakonisht mbajnë femrat më të domosdoshme për çështje higjiene. Një shishe ujë dhe një termus dyshoj unë se unë nuk e kam parë akoma. Unë dyshoj që ka qenë një termus sepse shikoj që herë pas here vajza shkon te çanta edhe për të kontrolluar a po filmon. Por ka justifikim gjithmonë. Shkon dhe merr diçka që duhet të jenë letra të lagura që i mbajnë rëndomë në setin e tyre të përditshëm femrat. Madje në një moment ish-kryetari i Bashkisë ia thotë, ku vete me këtë çantë ti nëpër zyrat e bashkisë. Ia thotë. Është në video”, u shpreh Hoxha,
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha zbuloi se A.K ka kërkuar mbrojtje nga autoritetet pasi është kërcënuar.
Ajo nuk është marrë në mbrojtje dhe nuk është lejuar as të nxjerrë fëmijën e saj nga Shqipëria.
“Ajo ka kërkuar mbrojtje. Ajo është kërcënuar. Por nuk është në këtë moment në mbrojtje.
Ka tentuar të çojë fëmijën e vetë te familjarët, diku ngjitur me Shqipërinë dhe nuk e kanë lejuar.
Jeta e saj dhe familjes së saj duhet garantuar. Pa atë ky proces është i dështuar.
Ajo mund të tërhiqet për shkak të presionit. Kam biseduar me të në telefon. E kanë kërcënuar dhe nuk ka asnjë mbrojtje sot”, deklaroi Hoxha.
Artan Hoxha: Është një ngjarje që në Shqipëri themi se zgjat tre ditë. Iu sulën të gjithë asaj vajzës, kush e futi, kush fshihet, ka dalë me Berishën, etj. Në fakt historia e vërtetë është ajo që ka ndodhur në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit. Jam vënë në dijeni për videon, ditën që është bërë betimi i tij si kryebashkiak. Filmimi është bërë në 6 qershor, tre ditë para se të bëhej betimi i Gjicit si kryebashkiak. Për 14 minuta ajo vajza ka hyrë në zyrë, ka mbaruar punë, është diskutuar pë një projekt për kastrimin dhe sterilizimin e qenve të rrugës, është thirrur kryetari i bashkisë për këtë punë, ka vajtur në zyrë për të marrë orientimin, i është thënë që kjo gjë do të shkojë në Këshillin Bashkiak dhe në minutën e 13 ajo del nga bashkia, hipën në makinë dhe aty mbyllet video. Për 13 minuta ka ndodhur e gjithë historia.
Ylli Rakipi: Kush e ka hapur videon?
Artan Hoxha: Ajo është në hetim nga SPAK. Nuk mendoj se Safeti apo vajza kanë patur interes për ta nxjerrë videon. Megjithëse ajo ka dhënë emër tjetër aty. Marrëdhënia intime është thjesht shkelje etike. Problemi është projekti mbrapa për qentë. Para se të flisnin për projektin bënë atë që panë njerëzit.
Ylli Rakipi: Kjo kërkon sterilizimin e qenve?
Artan Hoxha: Nuk del dhjamë nga pleshti, por edhe nga dhjami qenit u nxirrkan para. E di sa territory ka Bashkia e Kukësit? Kush i numëron sa qen ka? Kur ne na ikin gjëra të mëdha, kush i numëron qentë? Pse u bë sot kjo gjë? Gjatë këtyre tre ditëve po largohej vëmendja nga problemi dhe po merreshin me gjëra dytësore. Problemi është keqpërdorimi i pushtetit, keqpërdorimi i ambjenteve të pushtetit dhe pastaj kjo që duhet verifikuar. Kjo video tregon se ajo që tha Gjici nuk është e vërtetë, pra s kanë patur lidhje, por se është bërë për këtë gjë. Për këtë ka vajtur ajo, për të marrë fonde. Ajo thotë e kam marrë këtë tender në Librazhd dhe thotë jam ambientaliste, aktiviste për mbrojtjen e kafshëve. Ajo ka thënë të marr këtë projekt, duke e ditur që Kukësi e ka këtë problem. Por, kjo mbetet në fazën e tentativës. Video u regjistrua në datën 6, betimi ka ndodhur në datën 9. Është thënë që do të kalohej në Këshill por nuk u arrit të bëhej mbledhja e dytë.