itë e sotme, duket se nuk ka qënë fortë e mirë për këngëtaren e njohur, Aurela Gaçen. Disa orë më parë, artistja ka bërë disa postime në profilin e saj të Instagramit, përmes të cilëve ka nënkuptuar se dikush e ka goditur në mënyrë të pabesë, mbas shpine.
“Çfarë mendimi keni për njerëzit dinakë? Tinëzar? nën rrogoz? Mund të quhet zgjuarsi për disa. Nga unë nuk gëzojnë asnjë fije respekt”, shkruan në “Instastory” këngëtarja.
Por Aurela nuk është ndalur me kaq, ajo ka hedhur një tjetër postim në “Instastory”, ku shkruan:
“Ndonjëherë mendon se disa veprime që bëhet nga disa njerëz, vijnë nga papjekuria, mosha etj. Por kur je skuth, ashtu je edhe nuk ndryshon deri kur të mbyllësh sytë. Nëse godet me pabesi mbas shpin dikë, e ke në karakter dhe prandaj më mirë larg se nuk mund të shpresosh se mund të ndryshojë dikush. E bën një herë? Je afër ta bësh përherë”.
Nuk është ende e qartë se kush e ka mërzitur kaq shumë këngëtaren e njohur, e cila njihet qartë për natyrën e saj tepër të çiltër dhe të shoqërueshme por sigurisht ajo dallohet edhe për një karakter të fortë.