Personi që shihni në fotot është 45-vjeçari Xhemal Loka, bashkëshorti i gruas 41-vjeçare që kreu vetëvrasje duke pirë fotoksinë në Sukth të Durrësit.Ai u arrestua, me akuzën se e ka shtyrë Bedrie Lokën drejt vetëvrasjes, pasi prej kohësh e kërcënonte dhe ushtronte dhunë psikologjike ndaj saj.
Shkak ishin “gojët e liga” dhe adresat false të hapura për 41-vjeçaren në rrjetet sociale, ku Bedria denigrohej, ofendohej dhe bullizohej. Këto fjalë kishin arritur të “shkatërronin” martesën e çiftit dhe ta kthenin jetën e 41-vjeçares në një ferr, aq sa ta çonin atë drejt vetëvrasjes, si e vetmja mënyrë për të shpëtuar.Ka qenë dëshmia e vëllezërve të viktimës që ka zbuluar gjithë vuajtjet e Bedries, pasi asnjë nga fëmijët e saj nuk tregoi për konfliktet që prindërit kishin pasur, edhe pse shumë herë kishin qenë prezentë.
Madje sipas policisë, në një rast Xhemali e kishte kërcënuar me thikë se do e vriste 41-vjeçaren, në sy të fëmijëve të mitur.Përveç thikës, ai mbante dhe armë, por gjithsesi, në trupin e 41-vjeçares nuk është gjetur asnjë shenjë dhune fizike, sipas ekspertizës.
Nga ana tjetër, duket se Xhemal Loka fsheh diçka më të madhe, pasi në momentin e shoqërimit në polici, ai nuk ka bashkëpunuar me hetuesit dhe nuk ka pranuar të dorëzojë telefonin celular, të cilin e kishte fshehur. Megjithatë, efektivët kanë arritur ta gjejnë, dhe së bashku me telefonin e viktimës, e kanë dërguar për ekspertim, me shpresën se do zbardhin ngjarjen të plotë.