Kush nuk do që të zbardhjet vrasja e të resë keniane. Flet gazetari!

22 vjeçarja nga Kenia Joy Ayoko u vra në Shqipëri. Ajo u dhunua barbarisht në Tiranë, në verë të vitit të kaluar. Xhoi u largua nga Shqipëria më 25 janar drejt vendlindjes, teksa la Spitalin e Traumës për të marrë mjekim në spitalin Kenyatta. Gazetari i kronikës në News24 Igli Çelmeta i ftuar në Dritare TV thotë se prokuroria është e ndikuar për mos zbardhjen e kësaj ngjarjeje, ndërsa për këtë, ka ndërhyrje të një niveli të lartë.

“Vajzës keniane vetëm pas 4 muajsh nga ngjarja e rëndë i janë marrë për herë të parë gjurmët e gishtave dhe kampioni biologjik. Gjithashtu vetëm pas kaq shumë kohësh është bërë këqyrja e trupit të saj, nëse është dhunuar. Kjo e tregon qartë që autoritet nuk kanë dashur ta zbulojnë të vërtetën e kësaj ngjarjeje por ta fshehin.

Por ngjarja nuk ka lidhje aspak me punën e Xhoit në kazino. Ngjarja nuk ka ndodhur me paramendim. Përsa kohë çështja ka 6 muaj në Prokurori dhe nuk ka prova, fakte për persona të implikuar, tregon që ndërhyrja për të mos e zbardhur, është e një niveli shumë të lartë në shtet.

Pasi provat janë, mjafton sekuestrimi i telefonave të njerëzve të afërt me Xhoin, komunikimet e tyre, pamjet e kamerave në shtëpinë ku ka ndodhur ngjarja dhe gjithçka zbulohet. Por unë dyshoj që ky do të jetë rasti”, tha Çelmeta në Dritare Tv./

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *