Kushtrim Kokolla dëshmon kundër Murselit: Para një viti më ka lutur ta vras Liridonëm

Kushtrim Kokalla, i arrestuar i tretë i dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt ka dhënë dëshminë e tij ku ka deklaruar se Naim Murseli prej një viti ka dashur të vrasë bashkëshorten e tij.Sipas asaj që mediat vendase raportojnë Kokolla ka deklaruar se Murseli prej një viti i është lutur që të vrasë Liridona Ademajn, ndërsa ai ka refuzuar që të kryejë këtë vrasje.

“Vlen të ceket se Naimi prej afër një viti mua më ka lutur që të e kryej këtë vrasje. Atëherë unë i kam thënë se nuk vjen në shprehje që të bëj këtë punë dhe mos më thuaj më asnjëherë”, thuhet në dëshminë e Kokallës të siguruar nga Paparaci.

Në dëshminë e tij, Kokalla pranon se Naim Murseli dhe autori i dyshuar i vrasjes së Liridona Ademajt, Granit Plava, janë takuar përmes tij, por mohon që të ketë gisht në vrasjen e saj.

DINAMIKA E NGJARJES/ SI NDODHI VRASJA E LIRIDONA ADEMAJT

Liridona Ademaj, nënë e dy fëmijëve, u vra barbarisht mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë. Fillimisht u tha se ajo ishte duke udhëtuar me bashkëshortin dhe dy fëmijët me makinën e tyre, kur persona të maskuar i kanë grabitur dhe gjatë këtij akti, kanë vrarë Liridonën.

Mirëpo, më pas rezultoi se ishte bashkëshorti i saj ai i cili kishte porositur vrasjen e saj. Ky i fundit së bashku me dy fëmijët e çiftit u larguan nga mjeti, duke lënë 30-vjeçaren në makinë aty ku dhe ndodhi vrasja.

Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, Granit Plava, personi i akuzuar për vrasjen dhe Kushtrim Kokalla, anëtar i FSK-së janë tre të arrestuarit. Plava deklaroi më herët para hetuesve se ai është paguar 30 mijë euro për të vrarë gruan e ish-këshilltarit të politikanit Behgjet Pacolli. Paratë, 15 mijë euro Naim Murseli i ka dhënë para ngjarjes dhe 15 mijë euro të tjera pas saj.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *