Kuzhinierja kanadeze akuzon ushtarin shqiptar të NATO-s për ngacmim seksual: Më preku gjoksin në mensë…

Një pjesëtare e stafit civil të Forcave Kanadeze pretendon se është sulmuar seksualisht në bazën e NATO-s në kampin Adazi në Letoni dhe për këtë akuzon një ushtar shqiptar.

Gazeta vendase ‘Ottawacitizen’ ka siguruar dokumentet e dosjes hetimore të çështjes së ngritur nga Kristen Adams për sulmin në fjalë dhe i ka bërë ato publike. Kristen Adams ka kërkuar përgjigje nga lidershipi i lartë i ushtrisë kanadeze, shefin e shtabit të mbrojtjes, gjeneralin Wayne Eyre, në lidhje me sulmin me të cilin ajo u përball ndërsa punonte në mensën e drejtuar nga Kanadaja për trupat e saj në Letoni. Raportet dhe dokumentet e policisë ushtarake kanadeze vunë në dukje se Adams u sulmua seksualisht kur një ushtar shqiptar (identiteti i të cilit nuk bëhet publike) i cili i kapi asaj gjoksin. Incidenti ka ndodhur më 3 dhjetor 2022.

Adams, e cila më parë ka punuar me kontratë në Mbrojtjen Kombëtare në Garrison Petawawa, ishte punësuar nga Shërbimet e Morales dhe Mirëqenies së Forcave Kanadeze (CFMWS), një organizatë që punon në emër të shefit të mbrojtjes për të ofruar programe dhe shërbime për anëtarët ushtarakë në bazat e NATO-s.

Sulmi ndaj Adams ndodhi në kampin Adazi pranë kryeqytetit të Letonisë, Riga.

Në një letër përgjigje të 10 majit 2023 nga CFMWS i shkruante Adams se ajo duhet të kishte kuptuar se mund të përballej edhe me rreziqe të tillë kur pranoi punën në mbështetje të misionit ushtarak të Kanadasë në Letoni.

Siç u informuat gjatë trajnimit para-vendosjes, i cili ndodhi nga 6 deri më 15 shtator 2022, ka rreziqe të përfshira në vendosjen në një bazë operacionesh ku shumë vende punojnë dhe jetojnë së bashku dhe ku ekzistojnë dallime kulturore. Si rezultat, duke pranuar të dislokoheni në këtë mjedis, ju po merrni përsipër një rrezik të caktuar për të punuar“, shkruante Ben Ouellette, nënkryetar i grupit të programeve të mbështetjes së personelit të CFMWS në letër përgjigjen drejtuar Adams pas denoncimit të saj se ishte përballur me abuzim seksual në këtë bazë.

(Gazeta “Ottawacitizen” iu drejtua Ouellette për një intervistë por ai nuk pranoi të intervistohej)

Adams tha se ishte e neveritur nga përgjigja. “Që kur është konsideruar sulmi seksual si pjesë e dallimeve kulturore apo pjesë e një përshkrimi të punës?” tha ajo.

Ai po ma vë fajin mua duke pretenduar se duhet ta kisha ditur se mund të sulmohesha seksualisht në vendin tim të punës”.

Adams beson se ushtria kanadeze dhe CFMWS po përpiqen ta fshehin incidentin. “Ata nuk duan që asgjë të shkaktojë siklet për misionin e Letonisë. E gjitha ka të bëjë me mbrojtjen e misionit“, tha ajo.

Kryeministri Justin Trudeau njoftoi në korrik se si pjesë e një angazhimi të madh ndaj NATO-s, Kanadaja do të shpenzonte 2.6 miliardë dollarë të tjerë për të dyfishuar numrin e trupave që ka vendosur në Letoni. Kanadaja aktualisht ka afërsisht 1000 personel ushtarak në atë vend.

Adams e raportoi incidentin në policinë ushtarake kanadeze në kamp pak pasi ndodhi. Adams tha se ishte duke punuar në mensën e njohur si Commons, kur pa një ushtar shqiptar, të cilin e njihte. Të dy janë përshëndetur, por më pas shqiptari i kapi gjoksin e majtë, duke i thënë: “Oh, ti je shumë e fortë”.

Policia ushtarake kanadeze i tha Adams se, sipas rregullave të NATO-s, ata nuk kishin juridiksion për të hetuar edhe pse incidenti ndodhi në një strukturë kanadeze.

Policia ushtarake letoneze erdhi për të shqyrtuar rastin, por Adams theksoi se ata nuk intervistuan asnjë dëshmitar. Intervistat e bëra ishin vetëm me të dhe me ushtarin shqiptar, shtoi ajo.

Më 14 dhjetor, policia ushtarake letoneze vendosi se nuk do të hetonte më tej.

Nuk u dhanë detaje se pse hetimi ka përfunduar,” vunë në dukje dokumentet e policisë ushtarake kanadeze.

Megjithatë, policia ushtarake kanadeze krijoi një *dosje hije më 3 janar 2023 me detajet e incidentit.  Këto detaje dhe ai raport nuk e kundërshtojnë versionin e ngjarjeve të Adams.

Më 3 dhjetor 2022, viktima ishte duke punuar si punonjës civil kur një pjesëtar ushtarak nga një komb tjetër e preku në mënyrë të papërshtatshme dhe pa pëlqimin e saj”, shkruhet në raportin e dosjes hije.

Adams-it iu tha, sipas dokumenteve ushtarake kanadeze, se asaj nuk i lejohej të shihte asnjë dosje hetimore dhe se do të duhej të paraqiste një kërkesë për qasje në informacion për të marrë një material të tillë. Adams e paraqiti atë kërkesë dhe mori dokumente të censuruara shumë.

Menjëherë pas sulmit, kontrata e Adams u përfundua dy muaj më herët nga CFMWS. Ky vendim u mor “për të siguruar që nuk ka rrezik të mëtejshëm për shëndetin tuaj“, sipas një letre të 3 shkurtit 2023 dërguar Adams nga organizata.

CFMWS e dëmshpërbleu me 11,833 dollarë, për përfundimin e parakohshëm të kontratës së saj.

Në përgjigje të ankesës zyrtare të Adams drejtuar CFMWS në maj, Ouellette i shkroi ish-punonjësit se organizata “ka shkuar më lart në përpjekjet e saj për t’ju mbështetur dhe ne ju inkurajojmë të përdorni mjetet dhe burimet në dispozicionin tuaj ndërsa ne punojmë me këtë çështje. Ne i kemi adresuar shqetësimet tuaja në shumë raste.”

Ndërsa dokumentet e Forcave Kanadeze i referohen Adams si viktimë e një sulmi seksual, korrespondenca e ndryshme që Adams mori nga CFMWS nuk e përdor atë term. Në vend të kësaj, korrespondenca e CFMWS përfshin terma të tillë si “ankesë zyrtare për prekje të papërshtatshme“, “situata juaj” dhe “incident“.

Mbrojtja Kombëtare vuri në dukje në një deklaratë për këtë gazetë se Adams ka marrë mbështetje nga CFMWS dhe është referuar në Qendrën e Reagimit ndaj Sjelljes Seksuale të Forcave të Armatosura Kanadeze për mbështetje shtesë. “CFMWS i merr përgjegjësitë e veta ndaj punonjësve të saj shumë seriozisht dhe po punon me CAF dhe partnerët e NATO-s për të siguruar mbështetjen e çdo hetimi”, thuhet në deklaratën e Mbrojtjes Kombëtare.

Forcat e Armatosura Letoneze iu përgjigjën kësaj gazete në një deklaratë me

e-mail, duke thënë se ishte kryer një hetim për incidentin, por shtoi se nuk kishte “asnjë keqbërje të dallueshme që mund të klasifikohej dhe interpretohej siç duhet si ngacmim seksual“.

U bë gjithashtu një rishikim shtesë dhe “arriti në përfundimin se nuk kishte indikacione për një vepër penale“, sipas Forcave të Armatosura Letoneze.

Por një raport i veçantë letonez i marrë nga Adams përmes ligjit për Qasjen në Informacion nuk e kundërshton që ushtari i NATO-s ia kapi gjoksin. Por ai shpjegoi se “nuk rezulton se veprimet e përmendura janë kryer me një qëllim apo qëllim të caktuar, apo janë pasuar nga komente të natyrës fyese, poshtëruese apo seksuale”.

Megjithatë, në përgjigjen e saj, ushtria letoneze gjithashtu pretendoi gabimisht se Adams ishte një anëtar i Forcave të Armatosura Kanadeze.

Ata kurrë nuk kryen një hetim të vërtetë,” tha Adams.

/*Një dosje hije është një dokument i Forcave Kanadeze në lidhje me një çështje për të cilën ushtria ka interes, por jo kontroll të drejtpërdrejtë mbi të

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *