“Ky e përzuri në shtëpi, qr., mirë që s’u rrahën” Përgjimet e dosjes 5D nxjerrin zbuluar drejtoreshën Deborah Keçi

SPAK ka zbardhur bisedat e Jonida Bejkos, punonjëse e kompanisë “5D Konstruktion”. Në bisedë e sipër me një të njohurin e saj i tregon atij hotelin që drejtorët e Veliajt po ndërtonin në Durrës duke shtuar se “është aks. pronari jon… Lali eri… e kta”. Bisedat e Bejkos janë zbardhur nga celulari i saj i sekuestruar gjatë bastisjes së zyrave të kompanisë nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Bejko tregon se si i kishin kërkuar që të përfshihej në fushatën e Partisë Socialiste, pasi dihej se pronarët realë të kompanisë “5D Konstruksion” ishin drejtorë në bashkinë e Erjon Veliajt. Vetë punonjësja, pranon në bisedat me miqtë e saj se Mariglen Qato është një nga njerëzit më të rëndësishëm në bashki, praktikisht nr.2 i institucionit, pas Erjon Veliajt.

“Kanë marrë shefin tim nga njësia e Laprakës duke ditur që pronari është i shtetit dhe i kanë thënë thuaji Jonës të angazhohet me zgjedhjet… U habita…Mtha shefi kshu më kan marr për ty… Ca veni imagjino… Me u marr me ty edhe pse punon nprivat… me bo 1 buzë shtremët si ky pronari im…Pfff… Po drejtor pra… Tu thën ky drejtori i bashkisë…Ai është te njësia kshu…”.

Në datën 06.01.2023 shtetasja Jona Bejkoi i dërgon bashkëbiseduesit një foto ku duket një objekt dhe më pas midis tyre zhvillohet kjo bisedë:

Jona: “Ktë hotelin pa e bëjm ne

Jona: Ësht aks. Pronari jonë… Lali Eri e kta

Jona: Dhe un marr velëm 60 mij Iek tqelbta”.

Jona: “Plasi lufta nga zyra.. U zu me shefen e financës keq fare nestori… Ajo i përplasi derën në fytyrë… ky e përzuri për në shtëpi… Qrr… Mir që su rrafën… Se ke idenë se ccbëhet këtu… Tu thën nestori pra hapur fare në anën e kujt je”.

Nga biseda të tilla, të nxjerra nga celularët e punonjësve të kompanisë, prokurorët kanë krijuar bindjen se pronarët realë janë Mariglen Qato dhe Redi Molla. Më pas, kanë verifikuar nëse bisedat korrespondojnë me lëvizjet e parave në bankë, apo me procedurat e tenderave në bashki. Gjithçka ka rezultuar e qartë: kompania “5d Konstruksion” u krijua nga drejtorët e bashkisë për të fituar tenderat e institucionit. Nga viti 2016 deri në 2020 me kompaninë e tyre, rezulton se kanë fituar 13 tendera në bashki dhe 10 tendera tek ujësjellësi që e drejtonin vetë. Fitimet janë disa qindra miliona lekë. Nga aty drejtorët i tenderonin tek kompania e tyre private dhe më pas në xhepat e tyre. 

Një e dhënë e rëndësishme për prokurorët kanë qenë disa blloqe me shënime personale të administratorit të kompanisë “5D Konstruktion” Nestor Muhametllari. Ky person rezulton të jetë edhe truri i kompanisë. Nestor Muhametllari merrej si për të “kopsitur” procedurat fiktive të tenderave të trukuar, ashtu edhe për ndarjen e parave mes drejtorëve të bashkisë, duke ruajtur një lloj ekuilibri në marrëdhëniet mes tyre. Në bllokun me shënime që iu gjet Nestor Muhametllarit, emrat e dy drejtorëve janë të shenjuar me (M) për Mariglen Qaton dhe me (R) për Redi Mollën. 

Pjesë nga shënimet e bllokut të Nestor Muhametllarit që mbante llogaritë e parave të drejtorëve të Bashkisë
Nga leximi i dosjes, rezulton se Nestor Muhametllari kishte të njëjtin rol si Klodian Zoto në aferën e inceneratorëve. Pasi mbaronte punë me letrat e kompanisë private, Nestori merrej me dokumentat shtetërore, ku i duhej të përgatiste tenderat me porosi, në mënyrë që të skualifikonte kompanitë e tjera në garë dhe ta fitonte tenderin për kompaninë “5D”.

Nga mesazhet në celularët e sekuestruar del se drejtuesja e institucionit, Deborah Keçi është gjithë kohës në komunikim me Nestor Muhametllarin gjatë kohës kur përgatiteshin procedurat për tenderin. Ajo i ka urdhrat të qarta: paratë duhet të kalojnë tek kompania “5D” dhe për këtë duhet t’i bindet Nestor Muhametllarit. Deborah Keçi i jep Nestor Muhametllarit të gjithë dokumentacionin paraprak për organizimin e tenderit, madje i mundëson hyrjen në sistem në mënyrë që ai të hedhë vetë të dhënat, duke u pajisur me “user” dhe “password” të një prej antarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Deborah Keçi skualifikon kompanitë e tjera private që kishin marrë pjesë në “garë” dhe shpall fituese kompaninë “5D”. Në fund, bashkë me Nestor Muhametllarin i përgjigjet edhe kompanive që kanë ankimuar tenderin. Por gjatë kohës që komunikon me mesazhet ne whatsapp, Keçi nuk e fsheh frikën për manipulimin që po bën. Me mesazhe, lutet që dokumentat të shihen me kujdes, duke thënë: “Vetëm aman shikojini tamam se mos ham ndonjë burg”.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *