Ky është 35 vjeçari, Astrit Xheka, një prej viktimave që ndërroi jetë pas aksidentit tragjik të ndodhur ditë më parë në një kantier ndërtimi në Hamburg të Gjermanisë.
Ka qenë vëllai i të ndjerit, Artur Xheka, ai i cili ka publikuar foton e 35-vjeçarit.
“Vlla, ku ike, kaq shumë ta paska dashur Zoti! Ma ke këputur zemrën”, shkruan vëllai i tij krah fotos.
Kujtojmë se aksidenti ndodhi mëngjesin e së hënës rreth orës 9:10 me orën lokale në kantierin e ndërtimit në Überseequartier. Një skelë me disa punëtorë ndërtimi në të ra nga kati i tetë në një bosht ashensori të brendshëm. Për pasojë humbën jetën 4 shqiptarë.
Fillimisht mediat gjermane raportuan se nuk bëhej fjalë për shqiptarë, por për bullgarë, ndërsa më pas tha viktimat ishin me origjinë shqiptare, por me dokumenta bullgare.
Viktima e parë që u identifikua ishte Albert Zorba, 31 vjeç nga Elbasani. Grupi i punëtorëve shqiptarë ishin në Gjermani me pasaporta false bullgare, gjë e cila solli edhe identifikimin me vështirësi të tyre, ndërsa tek punëdhënësi shtetas kosovar punonin në të zezë. Ky shtetas pas kësaj ngjarje tragjike është zhdukur.