Studio arkitekturore portugeze OODA është fituese e konkursit për projektin e re të godinave të televizionit Klan.
“E vendosur në një parcelë pranë autostradës, një zonë me zhvillim të shpejtë, arkitektura e propozuar synon të bëhet një pikë referimi e re në Tiranë dhe një pjesë integrale e peizazhit, duke ofruar një cilësi më të lartë jetese për zonën.
Struktura merr frymëzim nga një tufë bobinash filmash, ndërkohë që përfshin elementë që i drejtohen arkitekturës popullore dhe të përjetshme”, shprehet studio arkitekturore.
Fasada është bërë nga U-Glass strukturor, duke mundësuar transparencë dhe opacitet në të njëjtën kohë për të gjeneruar një shumëllojshmëri ndriçimi dhe atmosferash.
“Sistemi i ndërtimit që zgjodhëm, një teknikë “pllakë flluskë”, zvogëlon numrin e shtyllave duke ofruar hapësirë pune më fleksibël. Propozimi synon të integrojë volumin në vend, duke u bërë pjesë e peizazhit dhe duke sjellë cilësi në vend”.
Projekti fitues: