htetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt SHBA edhe nëse pasaporta e tyre skadon në 6 muajt e fundit përpara udhëtimit.
Bëhet me dije nga burimet për media se ky vendim u mor në dakordësi dhe bashkëpunim me Departamentin e Shtetit.
Nga ana tjetër bëhet me dije se shtetasit shqiptarë që kthehen nga SHBA drejt Shqipërisë mund të udhëtojnë edhe nëse pasaporta e tyre ka skaduar.
Vendimi, u dakordësua gjatë takimit që Ministri për Evropën dhe Punët e Jashme pati në Tiranë me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit ditën e sotme.
Sakaq ky vendim e fut Shqipërinë në të ashtëquajturin “Grupi i Klubit 6 mujor” .