Një tërmet me magnitudë 3.9 i shkallës Rihter u regjistrua mesditën e sotme në vendin tonë, me epiqendër 10 km nga Librazhdi. Lëkundjet u ndjenë në Tiranë, Elbasan dhe Korçë.
Sizmiologu Rrapo Ormeni qetësoi qytetarët duke thënë se tërmeti i ndjerë sot në vendin tonë, nuk ka lidhje me tërmetin në Turqi. Ai tha në një prononcim për mediet se Lëkundje me magnitudë deri në 4 ballë janë të zakonshme dhe se nuk ka vend për panik.
“Ky tërmet nuk ka lidhje me tërmetin e rënë në Turqi. Lëkundje me magnitudë deri në 4 ballë janë të zakonshme.”, tha Ormeni.