Epoka e fluturime “low cost” me bileta 30, 20 apo madje 10 euro mund të jetë drejt fundit. Kjo për shkak të ndotjes së lartë të prodhuar nga avionët, shoqëruar nga “bombardimi” i qyteteve kryesore nga turistë që shpenzojnë pak.
Propozimi i ministrit francez të Transportit për vendosjen e një çmimi dysheme për fluturimet në eurozonë Clement Beaune pritet t’i kalojë për shqyrtim institucioneve të Bashkimit Euroian..
“Në fakt ka qenë një lëvizje para pandemisë me qëllim uljen e turistëve “low cost” në qytet kryesore, por që u ndërpre nga Covid-19,” shprehet Zak Topuzi, kryetari i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit.
Shqipëria është një nga shtetet me rritjen më të fortë të transportit ajror këtë vit, sipas të dhënave të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve. Shtimi i shpejtë i veçanërisht fluturimeve të lira po afron më shumë turistë të huaj në vend, ecuri që mund të cenohet nga fundi i biletave “low cost”.
“Sigurisht që ndikimi i çmimeve është i pamohueshëm, por Shqipëria është duke synuar turizmin elitar ndaj në këtë drejtim në afatmesëm përfitimet mund të jenë shumë më të mëdha.”
Të dhënat tregojnë se aktualisht 2 në 3 pasagjerë udhëtojnë çdo ditë me bileta “low cost” nga Aeroporti Ndërkombëtar, “Nënë Tereza”