Luiz Ejlli është banori më i përfolur i këtij sezoni në “Big Brother VIP”, teksa komentohet për gjithçka që ai bën.
Së fundmi një bisedë e tij me banorët e tjerë ka tërhequr vëmendje, duke ngritur dyshime se këngëtari mund të ketë njohje dhe miqësi me të shumëkërkuarin e drejtësisë Ervis Martinajn.
Luizi u ka treguar banorëve se i kishte bërë dhuratë një shoku të tij dhuratë një luan, së bashku me disa miq të tjerë. Ai ka shtuar se shoku i tij e mbante luanin në shtëpi, në zonën e Shkodrës, dhe se kafsha është bërë shumë viral.
Pikërisht këtu lindin dyshimet për miqësinë mes Ejllit dhe Martinajt, pasi “mbreti i lojërave të fatit”, pas zhdukjes së tij kishte lënë amanet luanin, të cilin e mban në shtëpinë e tij si kafshë shtëpiake. Po ashtu, me zhdukje ne Martinajt luani tërhoqi vëmendje duke u bërë viral në rrjet.