Një luftë e ftohtë për ndjekës dhe të drejta ajo midis Top Channel dhe familjarëve të Luizit që si fitimtar shikon televizionin.Pas menaxhimit nga shoqja,Jurgena,profili i kaloi motrës së këngëtarit pas sulmeve të vazhdueshme për ta marrë dhe vetë Jurgena tregoi bisedat kur kërcënohej nga TCH.
Por kjo histori duket se mbyllet për momentin pasi Top-i ka marrë të drejtat e profilit.Lajmin e bën të ditur kunati i Luizit,Sokol Tahiri ku shkruan:
“Të nderuar fansa të Luizit.Duke ju përgjigjur interesimit të madh nga ana juaj po ju informoj se nga faqja zyrtare e Luizit që menaxhohej nga shoqja dhe motra e tij,janë bllokuar fotografitë dhe informacionet e tjera që kanë të bëjnë me veprimtarinë e Luizit në Big Brother,pasi në një komunikim me produksionin e këtij show na është njoftuar që të drejtat në lidhje me emrin dhe administrimin e kanë kaluar Top Channel.
Në çfarë forme dhe akti juridik është kryer kjo,mua nuk më është komunikuar ndonjë dokument.Megjithatë në gjithë këtë histori e rëndësishme është që ne të mbështesim Luizin dhe të shijojmë lojën e tij.Pastaj kur të përfundoj loja do të sqarohen roli dhe qëllimi i secilës palë.Edhe njëher ju falenderoj për interesimin dhe mbështetjen që keni dhënë për Luizin.