Zbulohet dëshmia e Floresha Rashës, e cila ishte një nga provat kryesore të SPAK kundër 25 të dyshuarve për pjesëmarrje në organizatë terroriste.
Floresha, e veja e Lavdërim Muhaxherit i cili ishte pjesë e administratës së ISIS në Siri, pas riatdhesimit vendosi të bashkëpunojë me prokurorinë e të tregojë konkretisht se si funksionon organizata terroriste dhe se cili ishte procesi për gratë e luftëtarëve të ISIS.
Deklarata e Floresha Rashës
“Jam larguar nga Shqipëria përmes aeroportit nënë Tërezë me datë 5 korrik 2013 për në Stamboll e prej andej në Siri. Kam udhëtuar me dy fëmijët Doja e Amar Rasha si dhe Brunilda Koçollarin dhe 3 fëmijët e saj. Për udhëtimin në Siri i kam dhënë Brunilda Koçollarit shumën prej 600 eurosh për prerjen e biletave të udhëtimit për në Turqi. Gjatë qëndrimit në Rraka, bashkëshorti im Lavdërim Muhaxheri ka patur detyrën e ndihmës Valiut. Pjesa e shqiptarëve që kanë frekuentuar zonat e Irakut në zotërim të ISIS kanë pasur pagesa më të lartë dhe kushte jetese më të mira, strukturat ushtarakë ishin të ndërtuara dhe funksionin në bazë të kombësive, ku grupi i luftëtarëve të ISIS përbëhej nga 80 luftëtarë me komandat Lavdërim Muhaxherin dhe zv.komandat Ridqan Aqifi, i cili ishte përgjegjës për luftëtarët e Kosovës dhe Zejdi nga Maqedonia. Ky grup më pas është ndarë në dy pjesë në gripin e shqiptarëve me kombësi nga Kosova, Maqedonia e Veriu dhe Mali i Zi dhe në krye të tyre ishin Lavdërim Muhaxheri dhe një shtetas me emrin Zejdi nga Maqedonia. Në përbërje të grupit tjetër ishin vetëm luftëtarë nga Shqipëria ku komandante ishin shtetas të huaj. Almira Kastratin e kam njohur në vitin 2012 në ambientet e Xhamisë së Re, të cilën ma prezantuan si gruaja e dytë e imamit të Xhamisë, Genci Balla. Atë e thërrisnin me emrin fetar Safije. Më të jam ritakuar në Siri Tarifat. Almira jetonte në shtëpi vetëm ne dy djemtë e saj. Me kërkesë të tij vendosa të shkoj në Siri, me kushtin që nëse shikoja ndonjë gjë që nuk shkonte do të kthehesha menjëherë, për udhëtimin, biletat si dhe çdo gjë tjetër që me nevojitej mi siguroi Bujar Hysa pasi Arturi më tha të lidhesha me të”- tha ajo.