Dita e mësuesit ndryshe nga vitet e kaluara duket se po ndryshon trendin e urimit nga nxënësit për mësuesit e tyre. Nga një vëzhgim i bërë mëngjesin e 7 marsit në qytetin e Durrësit binte në sy që buqetat me lule ishte dhurata më e aplikuar nga nxënësit.
Tendenca për të dhuruar buqeta me lule duket se po dominon mbi dhuratat materiale që jepeshin më parë. Por edhe ky trend duket se po rrit nga viti në vit shpenzimet pasi buqetat e luleve po kapin shifra të pamenduara më parë.
“Lulet janë rikthyer sërish në modë. Çmimet variojnë deri në 10 mijë lekë për 7 mars, ndërsa për 8 mars deri në 500 euro”, thotë punonjësja e një dyqani lulesh.
7 dhe 8 Marsi janë ditët më të ngarkuara të vitit për luleshitësit, ku porositë bëhen disa ditë më parë për shkak të fluksit të lartë.