“Ma bëj hallall o bir, babit ia hëngrën lekët….”, vret veten shqiptarja në Greqi pas tradhtisë së burrit

Dhuna dhe tradhëtia në familjen shqptare në Pirgo të Greqisë, duket se detyroi Fatbardha Palin t’i japë fund jetës duke u vetëvarur.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes. Policia gjeti viktimën të varur me një litar pak metra largë spitalit të Pirgosit. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët thanë që nuk mundën ta shpëtonin.

Duket se shkak i vetëvrasjes së saj ishin problemet familjare dhe tradhëtia e së shoqi,por edhe dhuna psikologjike e ushtruar ndaj saj.

Këtë tregon vetë viktima në një shkrim të publikuar nga vetë ajo në Facebook, ku sqaron me detaje kalvarin e problemeve të saj në familje.

“Turp te keni e mos e befshi piken e hajrit sa te jeni gjall ma lat cunin jetim ma bej hallall o bir babit ja hengren kurvat leket dhe un u detyrova ti djegi shpirti sic me dogji mua. Me futi ne kurth lona me miren. Se ato kishin qen para meje ke ai ju thash do marr i hak ilirit. Xhulio leket i ka lona me drriten se i kerkova ndarje ilirit hoqi leket nga banga mos i ndante ma bej hallall bir i mamit me ndyrsirat nuk rrohet. Mos e befshin piken e hajrit o zot…”, shkruan viktima.

Ngjarja ka shokuar opinionin vendas. Banorë të zonës thonë se viktima ishte njeri pa probleme dhe mjaftë punëtore. Ajo la mbas një djalë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *