Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, ku raportohet se ka ndërruar jetë një fëmijë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Pulaj Plazh”, teksa viktima është një 4-vjeçar. Po ashtu raportohet se kanë mbetur të plagosur drejtuesit e dy mjeteve të përplasur, një 22-vjeçare dhe një 38-vjeçar.
“Rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”, automjeti me drejtuese shtetasen K. B., 22 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. C., 38 vjeç. Nga përplasja e automjeteve ka humbur jetën një 4-vjeçar, ndërsa shtetasit e tjerë të dëmtuar janë në kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”-njofton policia.