Makina përplas për vdekje 20 vjeçarin në Elbasan, e lë në vend dhe largohet

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Viktima është identifikuar si Fiori Sula.

Sipas policisë, “në unazën e qytetit, një automjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin me iniciale F. S., rreth 20 vjeç, dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë shtetasi F. S., ka ndërruar jetë rrugës për në spital”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *