Komisariati i Policisë Maliq ka arrestuar në flagrancë një 68 vjeçar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur në një kënd lojërash në afërsi të shkollës 9 vjeçare .
Bëhet fjalë për shtetasin Pëllumb Lamçe, banues në fshtin Sheqeras, të bashkisë së Maliqit, i cili dyshohet të ketë kryer veprime të turpshme ndaj një të vajze të mitur, e moshës 9 vjeç.
Burime nga policia bëjnë me dije se ka qenë një 20 vjeçare, e cila ka qenë duke kaluar rastësisht në oborrin e shkollës dhe ka filmuar gjestet e turpshme që 68 vjeçari ka tentuar të kryejë me minorenen
Ka qenë 20 vjeçarja e cila ka parandaluar një ngjarje akoma dhe më të rëndë, pasi i moshuari ka tentuar të kryejë marrdhenie seksuale me të miturën.
Vetëm gjatë muajit të fundit ky është rasti i 4 në juglindje të vendit për ngacmime seksuale, 3 prej të cilëve në komisariatin e Devollit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.