“Marku po të tradhton me një tjetër”, Rudina Dembacajn e futin në kurth, ja si reagon aktorja

Emisioni “Ndryshe”, i cili transmetohet çdo të martë në Top Albania Radio, kësaj jave ka vendosur që t’i bëjë një telefonatë kurth Rudina Dembacaj, e cila për hir të së vërtetës, duhet thënë se nuk ka rënë aspak pre e saj.

Anxhela Baxhija ka telefonuar aktoren, për t’i treguar se bashkëshorti i saj e tradhton me një bionde me syze dhe madje për këtë tradhti ajo ka disa foto për të cilat kërkon një çmim.

Anxhela është shprehur se dëshiron pesë mijë euro nga ajo, në mënyrë që këto foto të mos bëhen publike, ndërsa Rudina është shprehur se nëse ajo do, mund të marrë bashkëshortin e saj dhe t’i kërkojë lekët, meqë është ai që është fotografuar me një tjetër dhe jo aktorja.

Rudina, e cila duket qartë se nuk e ka besuar aspak Anxhelën, është shprehur gjithashtu se burri i saj nuk del asnjëherë natën.

Ndërkohë që Anxhela i ka kërkuar që të takohen në mënyrë që t’i tregojnë fotot, Rudina është shprehur se nuk ka aspak punë që ta takojë atë por nëse do mund të kontaktojë bashkëshortin dhe ai mund t’i ofrojë një çmim.

Anxhela: A do të takohemi nesër bashkë?

Rudina: Jo, jo. Unë po të jap numrin e burrit dhe varet se çfarë cmimi jep ai për këtë, nëse ti je e sigurt që është ai. Ta jap numrin, jepi çmimin. Ndërsa unë pastaj do e lë.

Anxhela: Si do e lësh edhe këtë?

Rudina: Ka burra boll o shpirt.

Rudina vijon të këmbëngulë se nëse fotoja është bërë në darkë, nuk është burri i saj, sepse Marku nuk del natën dhe si përfundim Salsano ka zbuluar se është një telefonatë kurth.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *