Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili ndodhet në Athinë në Panairin e Punës, ndërsa vizitoi stendat me ofertat e punës, takoi edhe një emigrant shqiptar në Greqi.
Pasi kërkoi një foto me kryeministrin, Raa pyeti qytetarin se sa paguhet, ai tha: Marr 100 euro në ditë. Merrem me punime guri.
Edi Rama: Eja në Shqipëri. E mira është se këto që merr këtu do i marrësh dhe atje. Është usta i madh i gurit, merr 100 euro në ditë pak a shumë. Pa gënjeshtarja. Sa taksë paguan.
Qytetari: Asnjë, jam me dokumenta, por paguhem në dorë.
Në këtko momente Rama ndërsa qeshte iu drejtua se duhet të vijë në Shqipëri se greku e la pa pension: Të lanë pa pension këta, eja në Shqipëri.