Martohen Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, ja vendi ku do të mbahet dasma luksoze

Fjalët kështu janë: Në qershor Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj do të kurëzojnë historinë e tyre të dashurisë në “Lago di Como” të Italisë, pikërisht në vendin ku janë martuar edhe Ledion Liço me Sara Hoxhën.

Në këtë ceremoni nuk do të mungojnë familjarët por edhe personazhe publikë që do të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Comos. Sa i takon muzikës, sipas Kryefjala.com ajo u është besuar Anxhela Peristerit, Brunos dhe Klajdit e i ftuar special do të jetë artisti nga Kosova, Yll Limani.

Nuk duhet ende kush do të stilojë fustanin e saj të bardhë, ndërsa sa për grimin flitet se moderatorja do t`ia lërë në dorë Arbër Bytycit.

Arbana dhe Edi janë prindër të dy fëmijëve, një djalë dhe një vajze: Diellit dhe Zoit. Moderatorja ka dhe një djalë tjetër, Jonin, nga martesa e saj e parë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *