Mbyllen hetimet për vrasjen e Martin Çeços, pritet dënimi për 4 të arrestuarit

Një histori intime e nisur mes 19-vjeçares Tina Pajollari dhe Martin Çeços, është bërë shkak për mbytjen me litarin e jonxhës dhe më pas hedhur në rezervuarin e fshatit Kolanec, të 26-vjeçarit Çeço.

Martin Çeço ngacmonte nëpërmjet telefonit duke i kërkuar të krijojë lidhje dashurore me Martina Pajollarin, banore e fshatit Marjan, të cilën Valter Mollaj, e kishte të dashur.

Motivi i këtij krimi të ndodhur në 21 qershor 2022, ka dalë pas hetimeve 14 mujore të zhvilluara nga prokuroria e Korçës, e cila tashmë ka mbyllur dosjen, duke marrë të pandehur për këtë krim të rëndë 4 persona.

Tina Pajollari, Valter Mollaj, personi i cili kishte lidhje dashurie me Tinën, djali i xhaxhait të Valterit, Edlir Mollaj, dhe çobani i lopëve të Valterit, Bleti Angjo, janë arrestuar dhe vënë nën akuzën e “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim.

Sipas hetimeve të kryera, mbytja me litar e Martin Çeços është bërë nga Valter Mollaj në bashkëpunim me dy miqtë e tij, i cili këtë krim e ka kryer për motive xhelozie.

“…Valteri, Edliri dhe Bleti shkojnë në fshatin Kolanec me makinën fuoristradë të tij dhe marrin Martinin. E kishin futur në makinë, dhe e kishte mbytur me litar, duke i dalë nga mbrapa dhe duke tërhequr litarin rreth qafës se tij derisa kishte rënë poshtë dhe pastaj e kishin hedhur në ujin e rezervuarit…” – thuhet në dosjen hetimore.

Pjesë e kësaj vrasje ka qenë dhe vajza Tina Pajollari, e cila sipas prokurorisë ka qenë prezente, kur tre burrat kanë mbytur dhe më pas hedhur në rezervuar trupin e Martin Çeços.

Pajollari ka qenë personi që ka nxjerrë nga shtëpia viktimën dhe më pas ai është kapur nga tre personat, të cilën e kanë mbytur me litarin e jonxhës.

Për të fshehur krimin dhe paraqitur ngjarjen si vetëvrasje, 4 personat hodhën trupin e viktimës në thellësinë e ujit të rezervuarit.

Ndërsa dy shapkat që mbante veshur ja shpërndanë rreth bregut të ujit. Një nga këto shapkat u gjend nga familjarët, të cilët menduan se djali i tyre kishte kryer vetëvrasje, duke u mbytur në liqen.

Por pas nxjerrjes së trupit nga policia, mjekët ligjorë konstatuan se Martin Çeço, kishte një vijë të zezë rreth qafës, duke dalë në konkluzionin se ai ishte mbytur me litar, para se të hidhej në ujë.

Ky detaj bëri që policia dhe prokuroria e Korçës, të nisë hetimet për vrasje duke zbuluar dhe arrestuar 4 të pandehurit Tina Pajollari, Valter Mollaj, Edlir Mollaj dhe Bleti Angjo.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *