Aktorja e njohur, Olta Gixhari, është zgjuar mëngjesin e sotëm shumë e mërzitur. Teksa doli jashtë dhe iu bashkua Valbona Memës dhe Luiz Ejllit, ajo tha se ishte zgjuar e mërzitur dhe nuk ishte në terezi.
“Jam zgjuar shumë e mërzitur, shumë, shumë bile. Nuk jam fare në terezi. Nuk jam zgjuar në terezi fare”, tha Olta.Olta shprehet se nuk shijoi dot surprizën e djalit pasi u ngarkua shumë emocionalisht që në fillim të programit. Sipas saj, ajo u bë dru komplet dhe i mbajti të gjitha përbrenda.
Aktorja tha se nuk ishte mirë fare dhe se ishte shumë e nervozuar nga prime i mbrëmjes së djeshme. Sipas saj, ajo është lojtare e fortë dhe mbrëmë ju kthyen në atë formë, nuk jam tabelë qitje.
Olta më pas pyet këngëtaren e dashur nëse di të bëjë kafen aty ku e kanë të vendosur dhe ajo i tha jo. Valbona thotë pastaj se do ta bëjë Luizi dhe aktorja shton më pas se “Luizi nuk ka qejf me e bërë”.
Këngëtari i njohur tha se qejf nuk ka, por duhet me ja bërë. Ai u ngrit pastaj dhe shkoi për t’i përgatitur kafen Oltës, e cila i tha: “Mos e bëj të fortë”.
Më pas Olta është larguar nga ata për të qëndruar vetëm dhe ka nisur të qajë.
“Shtëpi koti”, dëgjohet të thotë në një moment aktorja e njohur.
Olta: Është shok për mua kjo gjë, shumë gabim bëra që erdha, shumë gabim, Nuk më falet.
Edhe këtë që po bëj tani shumë gabim që po e bëj.
Armaldo: Mos u ndje fajtore për gjërat që ke bërë
Olta: Do iki fare, është tepër vonë tani. Kam një muaj këtu që më shikojnë në të gjitha dimensionet, dua ta kthej mbrapsht.
Armaldo: Kjo është si kurbë pandemie dhe ka një rënie, për të gjithë ne…
Olta: Bravo që më çuat në këtë pikë, unë nuk doja të shkoja deri këtu.
Armaldo: Mundohu të jesh më e fortë, sepse ti e di që sa më debul të jesh ti aq më të fortë janë te tjerët.
Olta: U bëra si palaço këtu…