“Më kapi me zor, unë i shkova në shtëpi se….”, u abuzua seksualisht nga Kevin Cungu, flet e mitura

15 vjeçarja që dyshohet se u përdhunua nga 22-vjeçari Kevin Cungu ka ndarë detaje tronditëse  një një intervistë për mediat.

Ajo ka treguar se i kishte shkuar në shtëpi, për të marrë disa çelësa që kishte harruar dhe më pas autori e ka futur më dhunë në banesë, ku dyshohet e abuzoi me të miturën për 4 orë rresht.

Ajo thotë se nuk është e vetmja që ka pësuar një gjë të tillë, pasi Kevin Cungu ka përdhunuar edhe 4 vajza të tjera, por që heshtin.

Po ashtu e mitura tregon se 22-vjeçari i kishte kërkuar të fshehë armën e tij kallashnikov, e ka kërcënuar dhe i ka dhënë të konsumojë hashash, pavarësisht se ajo nuk ka dashur

Pas denoncimit, ajo thotë se familjarët e saj kanë marrë shumë mesazhe kërcënuese, ndërsa thotë se ajo nuk është vajza e vetme që Kevin Cungu ka abuzuar.

22-vjeçari Kevin Cungu është arrestuar në vitin 2021 për “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ai së fundmi kishte dalë me masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’. Në 11 shtator 2020 Cungu plagosi me armë zjarri shtetasin Rexhep Xhekja.

Prej sa kohësh e njihnit?

Prej 1 muaji

Dolët në kafe për t’u njohur?

Po, më shumë kam dalë me atë se njerëzit aty e njihnin. Ai ka bërë dhe gjëra të tjera, jo vetëm me mua. Ka precedent, kamë dalë ‘prej hallit’.

Nuk ishte natyrë e qetë?

Jo m’u afrua më dha dorën dhe më tha gjej një mënyrë nesër do dalim patjetër.

Si filloi lidhja?

Kam qenë duke ardhur në shtëpi një darkë, ai kalon me makinë dhe më shikon. Nga ajo ditë nuk më ka lënë rehat, më përndiqte. Kam shkuar edhe më parë te shtëpia e tij përmes kërcënimeve derisa kreu aktin përfundimtar. Kam shkuar te shtëpia e atij se herën e fundit kisha harruar çelësat, i kisha thënë që nuk dua të merrem më. Ai më kapi më futi në shtëpi me zor, katër orë ka qenë gjithsej. Pasi abuzoj seksualisht më dhunoi prap.

Pasi ndodhi abuzimi çfarë ndodhi?

Më çoi në banesë, te makina e vet më ka kërcënuar që mos e kallëzoja, kisha frikë t’i thoja të shtëpisë. Më merr mami në kamer dhe më sheh të nxirat në fytyrë, mamin e kam pasur në Itali.

Kevini si ju kërcënonte, çfarë ju thonte?

Më thoshte gjej një mënyrë patjetër se do kaloj në ekstrem, do vij në shtëpi do i them mamit tënd që do të marr për nuse. Më ka thënë edhe që do të vras dhe më ofendonte.

Kishit frikë se do i tregonte familjarëve?

Po.

Ka pasur epsiode të tjera përdhunimi më parë, përveç 28 korrikut?

Nuk më ka hequr virgjërinë, vetëm në gojë, këto.

A ju kanë kërcënuar familjarët e Kevinit?

Po, kanë kërcënuar familjarët e mi, ditë natë, edhe nga shoqëria e atij.

A ka tentuat t’ju vrasë Kevini?

Po, ai ka thyer arrestin e shtëpisë. Në një moment i thotë shoferit ndalo makinën dhe zbrit. Aty po më  bërtiste dhe erdhi shoferi i tha na co te ura e Babrroit se do e hedhim në lum. Shoferi i tha ta çojmë në shtëpi gjallë.

Ke dorëzuar prova në polici?

Po, shenja dhune, kam prova që më kishte lënë një kallash ta fshihja. Më ka detyruar të pi edhe hashash, kur ka ndodh ngjarja ai kishte konsumuar lëndë narkotike. Kur u futa në shtëpi i gjeta një qese bari.

Pra ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike?

Po, por nuk e ka bërë vetëm me mua. Unë kam qenë goca e katërt që ka abuzuar, por nuk kanë treguar, unë jam e vetmja që po e tregoj, i kam thënë dhe policisë.

Keni besim që do mbahet në arrest me burg?

Shpresoj, se nëse lirohet do e bëjë edhe me goca të tjera. Kur ka qenë duke më ushtruar dhunë, më ka thënë që ti do jesh arsye që do ia bëj çdo goce tjetër, më keq se ç’po ta bëj ty.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *