Martesa e nxituar është shkaku që Anila ka sjellë djalin e saj, Andin në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. 27-vjeçari njohu një vajzë 18-vjeçare në Instagram dhe vendosi që të vinte nga SHBA në Shqipëri për ta takuar. Në dy javët e qëndrimit, Andi mori edhe familjen e tij që të njihte familjen e vajzës dhe të kërkonin dorën e saj.
Anila nuk e pëlqeu familjen e vajzës, megjithatë iu desh të pranonte vendimin e djalit. Më 18 nëntor 2022 çifti bëri fejesën dhe më 18 dhjetor celebrimin. E gjithë historia e dashurisë, nga njohja e deri te martesa ndodhi brenda 10 muajve. Më pas Andi u kthye në SHBA dhe nisi menjëherë procedurat për bashkim familjar. Punonjësi në SHBA i kërkoi që vajza të hapte një llogari bankare rrjedhëse.
Andi: Quhet Armela Musta, ndërsa sot ka akoma mbiemrin tim, Gjoka.
Eni Çobani: Je martuar ti me të?
Andi: Po, kemi folur, kemi bërë celebrimet, jemi martuar dhe historia ka nisur, për gati 10 muaj kemi folur…
Anila: Pikërisht për këtë celebrim të nxituar që ti bëre djalë i dashur dhe unë jam sot në këtë gjendje se të kam thënë që në fillim Andi, të lutem”…
Eni Çobani: Si, je martuar ti me këtë, menjëherë?
Andi: Po.
Eni Çobani: Si, u njohe dhe u martove ti, direkt?
Andi: Po. Jo direkt.
Anila: Nuk na dëgjoi zonja Eni, se ne i thamë, nuk na dëgjoi dhe ai arriti këtu ku është sot! Nuk na dëgjoi.
Ardit Gjebrea: Ti u njohe me të në Instagram, u dashurove…
Andi: Po.
Ardit Gjebrea: U dashurua dhe ajo, erdhe…
Andi: Po, i kam marrë prindërit, i kam sjellë në Shqipëri për të ardhur për të vajtur për ta kërkuar këtë vajzën.
Ardit Gjebrea: Zyrtarisht.
Andi: Zyrtarisht, në familjen e saj. Në momentin kur ia kam prezantuar familjes time familjen e vajzës nuk kanë qenë dakord.
Anila: Nuk kanë qenë dakord zoti Ardit se familja e vajzës, i ati kishte hyrë në burg për mbjellje narkotikësh. E ëma shtinte filxhan nëpër shtëpi, unë nuk jam e kësaj kategorie. I ati quhet Astrit dhe hyn brenda në shtëpi për të kërkuar dorën e vajzës dhe ai thotë që unë kam patur një dashnore në Lin, të më falin dhe unë këtu shtangem. Unë tani isha që nuk doja që të bëhej kjo gjë, për hir të dashurisë unë… kur me këtë fjalë unë jam zhgënjyer totalisht dhe djali im nuk më dëgjon.
Andi: Po ç’rëndësi ka çfarë ka bërë i ati?
Anila: Nuk më dëgjove bir i mamit! Vajza rrjedh nga një familje.
Andi: Pasi nisim procedurën për të bërë vizën, vajzës i duhej të shkonte në bankë që të hapte llogarinë dhe atje bën një gabim vajza. Nuk hap llogari të rregullt për të bërë pagesa, por hap llogari kursimesh. Tani…
Anila: Shfrytëzim,shfrytëzim!
Andi: Tani unë e pres vajzën, ka qenë ora 4 e mëngjesit në Amerikën, sa i takon të jetë në Shqipëri për të më dhënë njoftimin që e ka mbaruar…
Anila: Rrinte pa gjumë, priste vajzën, pa gjumë!
Andi: Të më çonte numrin që të bëhej viza. E pres, nuk më shkruan. E marr në telefon, i them çfarë bëre? E bëra unë kartën, po mua më tha ai profesori që…
Ndërkohë Andi mban në dorë disa dokumente që rezulton të jetë urdhri i mbrojtjes që vajza ka marrë ndaj tij.
Eni Çobani: E gjithë kjo histori për 500 dollarë është bërë, 500 dollarë ke harxhuar ti për këtë?
Andi: Jo për 500 dollarë, thjesht se vajza ka thënë…
Anila: Vazhdojnë lekët t’i investojë djali im për të! Nuk është kjo! Sherri i divorcit që kërkoi ajo është 500 dollarëshi për shkollën që ajo…dhe akuzon djalin, mbaronte të mesmen dhe ky do t’ia vazhdonte shkollën që mos të shkëputej që këtej dhe i dërgoi 500 dollarë të kishte gjendje kjo dhe tani ajo në urdhrin e mbrojtjes i thotë që ti më ke kërcënuar për shkollë, je xheloz për shkollë!
Andi: S’është e vërtetë!
Anila: Kur unë jam një nënë që shkollën time dhe dijen time, jam shumë krenare që 9 fëmijë dhe nuk e kam vazhduar dot dhe e ka bërë djali im!
Andi: Pas kartës vajza fillon bëhet nervoze dhe thotë dua divorc!
Eni Çobani: Në çfarë date e kërkon divorcin se në 22 dhjetor u martove, kur ta kërkoi divorcin?
Andi: Dy javë më mbrapa, pasi kam ikur në Amerikë, dy javë më mbrapa dhe shkaku ka qenë për kartë banke, i kam thënë shko edhe njëherë ta rregullosh. Kjo tha nuk shkoj atje unë se do më thotë ja nuk di kjo si bëhen këto gjëra. Dhe më thotë unë nuk merrem me këto letra, me këto gjëra, a më jep divorcin? Dhe unë e kam pyetur, i kam thënë a je e sigurt që do të ndahesh se unë nuk jam martuar për t’u ndarë. Meqenëse ti do që të ndahesh, atëherë më pago mua shpenzimet të vij nga Amerika në Shqipëri dhe të jap divorcin, ti në punën tënde, unë në punën time se unë nuk kam si vij për të të dhënë divorc ty.
Gjate bisedes ka nderhyre edhe babai i nuses:
Eni Çobani: Juve keni qenë dakord për këtë lidhje martesore të vajzës tuaj në moshën 18 vjeç me këtë djalë?
Astrit: Kam qenë kundër që në fillim.
Eni Çobani: Ke qenë kundër? Po si ke qenë kundër dhe e ke lënë vajzën të martohet?
Astrit: Çupën e kisha në shkollë unë moj zonjë.
Eni Çobani: Pra, domethënë, të lutem, ju e keni ditur lidhjen e Andit me vajzën tuaj?
Astrit: S’dija gjë moj jo.
Eni Çobani: Si s’dije gjë? A të kanë ardhur prindërit e Andit në shtëpi o Astrit?
Astrit: Moj erdhën, ata kishin 5-6 muaj të lidhur, s’dinim gjë.
Anila: Astrit, më ke premtuar që nga mua nuk ka ndarje, Astrit, nuk gënjej unë këtu para Shqipërisë! Të lutem, më ke premtuar nuk ka ndarje! Dhe më ka marrë yt bir që nga Anglia, më ka kërcënuar dhe i kam thënë vajzën ia kam kërkuar Astritit, jo Florianit! Të lutem shumë i kam thënë, kur të më thotë Astriti atëherë do ta lë vajzën, me gjithë mos dashjen time për këtë fejesë!
Astrit: Ku ishe që dje, tani u kujtove ti?/