Në natën e ndërrimit të viteve Flori Mumajesi publikoi një foto përqafuar me Liberta Spahiun. Kaq mjaftoi që rrjeti të fillonte të ziente sërish dhe të fillojn nga e para aludimet se mes moderatores dhe Florit ka diçka.
Pas postimit të Florit tanimë ka reaguar edhe Liberta, teksa ka postuar një foto pranë bredhit, ku duket shumë e afërt me këngëtarin dhe na lejoni të themi se na kanë bërë “lëmsh”.
“Mfalni se pak jena vonu! Me foto te bredhi!”, ka shkruar moderatorja.
Kujtomë se më herët Flori në portale u përfol se është në një lidhje dashurie me bashkëshorten e një prej politikanëve kosovarë. Mirëpo, deri më tani në lidhje me këto thashetheme nuk ka ardhur asnjë reagim nga vetë i zoti i punës, Flori.