Tirana po kufizon lejet e ndërtimit. Të dhënat e 9-mujorit të vitit 2023, tregojnë se sipërfaqja e tokës ku do të ndërtohet është rreth 30% më e vogël, se hapësira e miratuar në vitin 2022. Pra, nga 1.46 milionë metra katrorë sipërfaqe zhvillimore, këtë vit janë dhënë 990 mijë metra katrorë.
Numri i lejeve, edhe këtë vit dominohet nga ndërtimet rezidenciale, të cilat zënë rreth 70% të ngrehinave, dhe që në këtë periudhë janë kryesisht ndërtesa me një kat ose me dy kate dhe jo pallate shumëkatëshe.
Në tremujorin e tretë, në periudhën korrik-shtator, qarku me numrin më të madh të lejeve është Durrësi me 125, ndjekur nga Tirana ku janë lëshuar 100 leje ndërtimi.
Ndërkohë, në Korçë janë firmosur 43 leje. Të treja së bashku, këto qarqe përfaqësojnë 75% të totalit të lejeve të ndërtimit.
Edhe në raport kombëtar, në 9 qarqe ka një uljet të numrit të lejeve ndërtimore, përvec Beratit, Kukësit dhe Korcës, të cilat shënojnë rritje të lehtë.
Edhe kosto e llogaritur për të gjitha ndërtesat, rezulton të jetë 10% më e ulët se vitin e kaluar, me vlerë 19 mld lekë.