Ky është momenti i arrestimit të Safet Gjicit, ish-kryebashkiakut të Kukësit dhe biznesmenit, me urdhër të SPAK nën akuzën e korrupsionit pasiv. Arrestimi u bë në Tiranë pranë shtëpisë nga agjentet e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Euronews Albania ka siguruar dhe pamjet e momentit kur ish-kryebashkiaku shoqërohet në Drejtorinë e Policisë nga ku më pas është dërguar për në bllokun e sigurisë te “Mine Peza”.