Flakët kanë shpërthyer në një byrektore në zonën e quajtur “axhensia” në qytetin e Pogradecit.
Sipas informacioneve paraprake shkak për shkaktimin e flakëve është bërë rrjedhja e gazit në ambientet e dyqanit. Si pasojë e flakëve fatmirësisht ka patur vetëm dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes sakaq ndodhet zjarrfiksja dhe policia, ndërsa flakët janë vendosur nën kontroll dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
