Mesazhi i bukur për Krishtlindje, politikania myslimane shqiptare drekon me motrat katolike

Besa Ismaili, politikania shqiptare e Kosovës, ka zgjedhur një mënyrë krejt të veçantë dhe origjinale për të dhënë mesazhin e Krishtlindjeve; ajo ka festuar bashkë me motra të Kishës Katolike, pavarësisht se vetë është besimtare myslimane.

Ismaili, e cila bëri bujë edhe kur shkoi me shami në Kuvendin e Kosovës, thotë se mbrëmjen e Krishtlindjes e ka festuar me dy motra katolike, me paqe e dashuri siç është përcjell tradita e bashkëjetesës fetare në shekuj.

“Të bekuar që së bashku, në Kosovën tonë të bukur, në paqe e dashuri, për shekuj e më tej, jetojmë sipas parimeve të dy traditave tona, asaj islame dhe të krishterë, si: paqja, vullneti i mirë, pa dëm, kujdesi për fqinjët, jetimët & të varfërit. Gëzuar Krishtlindjet për të gjithë ata që festojnë”, shkruan Besa Ismaili dhe ndan pamjet e mëposhtme.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *