Meta në SPAK: Hetimi po përdoret nga Edi Rama për të hequr vëmendjen nga skandalet e qeverisë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përfunduar marrjen në pyetje në SPAK për aferën Cez Dia. Pas rreth dy orësh në SPAK, Meta tha se kjo çështje po përdoret politikisht nga Edi Rama për të hequr vëmendjen nga skandalet e qeverisë.

“Është rihapur në dhjetor 2019 me një kallëzues i cili është dënuar një dy herë për shpifje, një person që ka qenë punonjës i DIA-s, tani është i OSHEE dhe përdoret nga regjimi për shpifje, një person që ka dhënë në gjykatë një dëshmi ku asgjëkundi s’ka përmend emri im dhe me pas për arsye të problemeve që ka patur është përdorur për këtë çështje. Përgjigja ime është përsëri ajo që kam thënë para që po them përsëri dhe do ta theksoj, nuk ekziston asnjë akt, shkresë dokumentim, asnjë urdhër asnjë iniciativë për ligje, akte nënligjore, nga meta si ministër i ekonomisë në interes të askujt, përfshirë këtu edhe DIA-n, edhe CEZ-in. Ministria e Ekonomisë e ka denoncuar vendimin e ERE që favorizonte CEZ në dhjetor të vitit 2012 për çmimin e blerjet të energjisë. Isha si person që ka dijeni për rrethana të caktuara. U pyeta për detaje të ndryshme që s’kanë asnjë rëndësi.

Kam dhënë shpjegimi në të kaluarën, para opinionit publik. Asnjë akt shkresë dokument, vendim nga ana e Metës si zv.kryeministër dhe ministër i ekonomisë apo në pozita të tjera në interes të askujt. Diktohet po nga Rama për të shmangur vëmendjen nga skandale, për të spostuar vëmendjen në thashetheme që kanë të bëjnë me 15 vite më parë. Marrjet në pyetje janë bërë në mode se kemi një qeveri që dëshiron të shmangë vëmendjen nga skandale, që tek inceneratori. Jam këtu do jem transparent për çdo akt vendimmarrje që kam marrë në të kaluarën”.

Po për hetimet e tjera të SPAK?

Nuk kam asnjë interes për dëshmitë e SPAK. Ata kanë detyrë të hetojnë, por dëshmitarët e rremë janë bërë modë, sepse kemi një qeveri që kërkon të shmang vëmendjen ndaj inceneratorëve, dhe të gjitha skandalet e tjera. Jam këtu për transparencë për çdo akt. Por të mos e heqim fokusin nga kapja e shtetit dhe rrënimi i shtetit ligjor. E them përsëri asnjë akt apo vendim në interes të askujt.

A ishte emri i Ismailaj pjesë e saj

Nuk besoj se ka qenë, por nuk është e rëndësishme. Nuk më habit asnjë keqpërdorim i institucioneve të drejtësisë. Unë jam këtu përball jush për të gjitha aktet e mia dhe askush nuk duhet të ketë iluzionin se në këtë mënyrë do të arrijnë të shfokusojnë Metën apo opozitën e vërtetë. Unë jam këtu jo për të dhënë përgjigje për çdo lloj mashtruesi që përdoret apo që vetë-ofrohet për interesat e tij. Pjesa e tyre kanë dhënë shpjegim dhe asgjëkundi nuk është përmendur emri im. Kjo është arsye e Ramës.

Mos kini shqetësim do përballemi me çdo të vërtetë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *