Ish-Zonja e Parë e Amerikës Michelle Obama thuajse nuk njihet në daljen e saj të fundit. Ajo ishte në mes të një turneu njëmujor librash dhe zgjedhjet e saj për sa i përket stilit të veshjes po bëjnë bujë.
Ka pasur një ndryshim të dukshëm në veshjet e saj, nga siluetat klasike për të cilat ajo është e njohur në stilet më lozonjare dhe të lezetshme.
Të martën, në Atlanta, ajo doli në skenën e Fox Theatre me një xhaketë me ngjyra Roksanda x Fila dhe pantallona të zeza me bel të lartë, mbi një trupore asimetrike Christy Rilling blu të ndezur. Ajo e kompletoi look-un me çizmet Stuart Weitzman me majë të zezë dhe gjysmën e flokëve të kapur.
Pamje kjo me të cilën nuk jemi mësuar. Pas pamjes së Obamës qëndron stilistja e saj prej shumë kohësh, Meredith Koop.
“Unë mendoj gjithmonë: çfarë është e përshtatshme për audiencën që do ta shohë atë, çfarë është e rehatshme dhe çfarë do të duket e lezetshme”, tha Koop vitin e kaluar, ndërsa në fund të nëntorit tha për Vogue se ish-Zonja e Parë dëshiron të jetë rehat në veshjet e saj.