Mbetet ende mister vdekja tragjike e 38 vjeçarit Florian Kofina, i cili u gjet i pajetë ditën e djeshme tek shkëmbinjtë në “Gjirin e Barxhos”, në Ksamil.
Policia njoftoi fillimisht se dyshohet që i riu të jetë mbytur aksidentalisht për shkak të një arresti kardiak, por pas disa orësh ka arrestuar një person për këtë ngjarje, ndërkohë që nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar.Gazetari Flamur Vezaj ka hedhur akzua të forta se e vërteta e ngjarjes po mbahet e fshehtë nga Policia e Shtetit.
Sipas tij, 38 vjeçari Kofina është goditur me “jetski” nga shtetasi I. Doda, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes duke e lënë të vdekur në vend!Sipas tij, falë disa dëshmitarëve, policia është vënë nën presion, pasi autori I. Doda ka njohje me pushtetarët dhe tashmë e ka arrestuar, por nuk ka sqaruar opinionin për gënjeshtrën e shpërndarë në media për “atak kardiak” të viktimës nga “JetSki”.Edne nuk dihet se cila është e vërteta e ngjarjes, pasi deri më tani Policia nuk ka nxjerrë një njoftim të dytë për këtë ngjarje, teksa viktima do të përcillet sot në banesën e fundit nga familjarët, miqtë dhe të afërmit.
Postimi i gazetarit Flamur Vezaj:
Policia që s’duam, fsheh vrasjen e pushuesit nga “JetSki”###
Jemi mësuar tashmë që policia fsheh me dashje ngjarje të caktuara ose tenton t’i fshehë ato, duke ndjekur modelin e gënjeshtrës publike të ish-drejtorit të përgjithshëm, Ardi Veliu, për ngjarjen në Elbasan! Kjo “sëmundje” nuk po ndryshon fatkeqësisht edhe sot, edhe me ndryshimin e papritur të ministrit të brendshëm (edhe ky nën hetim nga SPAK, por kjo është një çështje tjetër).Drejtues të policisë, me qëllim dhe për të sfumuar ngjarjen, shpërndajnë informacion të rremë herë pas here, por edhe pse provohet që po gënjenin, askush nuk mban përgjegjësi! Edhe sot ndodhi e njëjta gjë: policia gënjeu duke fshehur një vrasje me argumentin se kishte “atak kardiak”!
“Sot, më datë 04.08.2024, tek shkëmbinjtë në “Gjirin e Barxhos”, në Ksamil, në një masiv shkëmbor në det, është gjetur i pajetë shtetasi F. K., rreth 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është mbytur aksidentalisht si pasojë e një arresti kardiak.” – njoftimi i policisë!Por e vërteta është ndryshe. 38-vjeçari F.K. nga Tirana është goditur me “jetski” nga shtetasi I. Doda, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes duke e lënë të vdekur në vend! Por, falë disa dëshmitarëve, policia është vënë nën presion (pasi autori I. Doda ka njohje me pushtetarët) dhe tashmë e ka arrestuar, por nuk ka sqaruar opinionin për gënjeshtrën e shpërndarë në media për “atak kardiak” të viktimës nga “JetSki”!
Kush duhet të mbajë përgjegjësi për mashtrimin, fshehjen e të vërtetës dhe ngjarjen që ndodhi? Përsëri do të harrohet pas tre ditësh, pasi gjykata e reformës së re me ndërmjetësimin e “miqve” në pushtet të autorit do t’i lehtësojë akuzën duke ia faturuar fajin viktimës, si gjithmonë!
SHPERNDAJ Artikullin:Te ngjashme